17:18 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kina fillon të dorëzohet, ia heq taksën për makina Amerikës

Ministria kineze e Financave njoftoi se do të pezullojë tarifat shtesë për automjetet dhe pjesët e makinave të prodhuara në SHBA për tre muaj, duke filluar nga 1 janari 2019.

Masa ndjek një armëpushim në luftën tregtare midis SHBA dhe Kinës, pasi të dy vendet janë të vendosura për të negociuar një marrëveshje të re tregtare, transmeton IndeksOnline.

Kina do të pezullojë tarifën e saj prej 25 për qind në 144 pjesë të automjeteve dhe makinave, si dhe tarifat e saj prej 5 për qind në 67 artikuj të tjerë nga 1 janari deri më 31 mars, raporton Reuters. Kjo do të thotë se automjetet e bëra nga SHBA do të jenë subjekt i një tarife prej 15 për qind në vend të 40 përqindëshit të mëparshëm.

Ministria e Financave e Kinës shpreson që të dy vendet të shpejtojnë negociatat e tyre për të hequr të gjitha tarifat shtesë për mallrat e njëra-tjetres.

Armëpushimi mes dy vendeve ndaloi planin e SHBA për të rritur tarifat mbi 200 miliardë dollarë mallra kineze më 1 janar.