75 Mall Live Search
23:02 / E Martë, 03 Dhjetor 2024 / MSH

Kina ndalon eksportin e mineraleve në SHBA

Kina ndaloi të martën eksportet e mineraleve kritike për në Shtetet e Bashkuara, minerale që kanë përdorime të gjera ushtarake, duke rritur tensionet tregtare një ditë pas goditjes më të fundit të Uashingtonit.

Mineralet e ndaluara janë gallium,  germanium dhe antimon.

Këto kufizime forcojnë zbatimin e kufizimeve ekzistuese për eksportin e mineraleve kritike që Pekini ka filluar të zbatojë vitin e kaluar, por ato vlejnë vetëm për tregun amerikan, në një përshkallëzim të fundit të tensioneve tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës, përpara se Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën muajin e ardhshëm.