10:57 / E Enjte, 23 Maj 2024 / MSH

Kina nis stërvitje ushtarake përreth Tajvanit

Kina ka nisur stërvitje ushtarake dy ditore përreth Tajvanit.

Sipas qeverisë kineze, këto stërvitje janë të nevojshme dhe legjitime.

Ministria e Jashtme e Kinës shtoi se këto stërvitje janë “plotësisht në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe praktikat e përbashkëta”, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Një gjë të tillë, Tajvani e ka parë si provokim.

“Tajvani proteston fuqishëm kundër stërvitjeve. Ne i kërkojmë Kinës të ndalojë provokimet e saj të paarsyeshme ushtarake”, deklaroi një zëdhënës i Këshillit të Çështjeve Kontinentale të Tajvanit.

Pretendimet e Kinës mbi Tajvanin janë të kahmotshme. Të dy shtetet i lidhë partneriteti tregtar, por që nuk kanë kanal formal të komunikimit.