07:19 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kina nuk lejon anijet amerikane të vijnë në Hong Kong

Pekini zyrtar ka refuzuar një kërkesë të dy anijeve luftarake të marinës amerikane për të vizituar Hong Kongun në javët e ardhshme, thanë zyrtarë amerikanë që dëshiruan të mbeten anonimë.

Ata thanë se anija ‘Green Bay’ kërkoi leje për të vizituar Hong Kongun më vonë këtë muaj, ndërsa kryqëzuesi i ‘Lake Iri’ kërkoi leje për shtator.

Njëri nga zyrtarët shtoi se asnjë arsye specifike nuk ishte dhënë për refuzimin, por se një veprim i tillë nuk ishte i paparë, pasi Kina tashmë e ka refuzuar një kërkesë të ngjashme në shtator 2018, transmeton KosovaPress.

Kriza politike në Hong Kongun e administruar nga Kina po thellohet dhe sot policia u përlesh me protestuesit që bllokuan terminalin e aeroportit.