22:24 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kina prezanton robotët që mund të notojnë, fluturojnë dhe të kryejnë punë të ndryshme

World Robot Conference që do të zhvillohet nga 20 deri më 25 gusht në Pekin të Kinës, ka mbledhur më se 200 krijuar nga 20 shtete të ndryshme, të interesuar që t’i prezantojnë punimet e tyre.

Në mesin e punimeve, janë mekanizma dhe kryesisht robotë të avancuar që mund të kryejnë punë të ndryshme në shumë veprimtari, që nga bujqësia, deri në hotelieri.

Disa prej tyre që tashmë janë prezantuar, kanë edhe avantazhe, që në një të ardhme të kryejnë edhe angazhime të ndryshme në salla shëndetësore, përfshirë edhe kirurgjinë.

Shumë prej tyre, mund të notojnë dhe fluturojnë, që janë sa atraktive, poa aq edhe praktike për shërbime në të ardhmen, që të kryhen dërgesa të ndryshme.

Kur të përfundojë ky organizim i përgjithshëm, do jenë prezantuar rreth 700 robotë të ndryshëm, të cilët do shikohen nga afër afaristët dhe prodhuesit.