09:16 / E Shtunë, 24 Korrik 2021 / OSH

Kina, shteti i parë që fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike

Medalja e parë e artë në Lojërat Olimpike ka shkuar tek Kina.

Kinezja, Qian Yang arriti të dal e para në sportin për gjuajtje me pushkë ajrore në 10 metra, transmeton Indeksonline.

Në vendin e dytë doli rusja, Anstasia Gishina dhe e treta, zvicerania, Nina Christen.

Edhe Kosova sot mund të fitoi një medalje. Në ora 10:00 zhvillohet blloku final i xhudos në kategorinë 48 kilogram tek femrat.

Distria Krasniqi është në gjysmë-finale. Nëse e fiton një ndeshje, Distria do të siguroi një medalje./Indeksonline/