15:23 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kina tregon sekretin për fytyrë të rinuar, këto janë produktet kundër pucrrave dhe lëkurës së butë

Të fasionuarit pas bukurisë shpesh shpenzojnë qindra kremra dhe potione për të bërë veten të duken më të rinj.

Për fat të mirë, duket se Kina ka hapur sekretet e kujdesit të fytyrës dhe lëkurës që të duket më rinore- dhe shumica e këtyre nuk kushtojnë shumë.

Sipas Glamour, produktet e kujdesit të lëkurës mund t’i gjeni shumicën në dollapin e kuzhinës.

Sipas kësaj reviste, kundër pucrrave ju duhet të përdorni fasulet Mung (mung beans).

Këto fasule janë më të njohura për të përdorimin e shumë llojshëm të tyre në kuzhinë.

Jo vetëm që janë pjesë e madhe e dietës kineze, por ato verësohen se ndihmojnë për të zbutur aknet dhe sëmundjet tjera të lëkurës.

Kjo nuk arrihet duke i ngrënë ato, por duke i përfshirë në një maskë fytyre pasi ato janë të pasur me antioksidantë dhe phytonutrients.

Pastrimi i fytyrës me ujë të orizit

Nuk është e pazakontë që burrat dhe gratë kineze dhe ata koreanë të pastrojne fytyrën e tyre duke përdorur ujin e orizit, si një traditë që kalon nga gjeneratat e para.

Kjo për shkak se ajo ka aftësinë për të ndricuar lëkurën dhe për të rritur qëndrueshmërinë e lëkurës ndërsa gjithashtu ka përfitime anti- inflamatore.

Pirja e cajit të gjelbër

Popullata kineze pi shumë caj të gjelbër dhe kjo ju ka ndihmuar atyre jo vetëm në mbajtjen e linjave të trupit por gjithashtu ka efekt pozitiv edhe në lëkurë.

Caji ka veti anti-inflamatore dhe është plot me antioksidantë./Indeksonline/