11:46 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kina ul çmimet për 14 ilaçe kundër kancerit

Administrata Shtetërore e Sigurimeve Shëndetësore e Kinës ka ulur çmimet e prokurimit për 14 ilaçe kundër kancerit, duke u kërkuar autoriteteve në nivel province të ndjekin standardin e ri para fundit të muajit të ardhshëm, sipas CRI-së.

Pacientët do të mund të blejnë këto barna duke filluar prej muajit shtator.

Administrata bëri me dije se do të shtojë udhëzimet për të garantuar zbatimin e çmimeve të reja.