17:34 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

Kinemaja “Jusuf Gërvalla” vjen me shumë aktivitete në muajin mars

Të hënën më 9 mars hapet Qendra Frankofone (Francophonie Kosovo) brenda hapësirës së kinemasë, ndërkaq po atë ditë shfaqet edhe filmi i Erza Muqoli i quajtur “Ja Chanterai”.

Për herë të parë në kinema do të shfaqen 4 filma të shkurtër të Besim Ugzmajlit si dhe për herë të parë shfaqet filmi më i vlerësuar për momentin, “Cirku Fluturues” (The Flying Circus by Fatos Berisha) i Fatos dhe Vjosa Berishes.

Kino Klubi vazhdon me aktivitetet e përmuajshme ashtu sikurse edhe shfaqja e filmit dhe dhurimit të librit nga truAktiv.

Në kuadër të Javës Frankofone, shfaqen dy programe: njëri me filma të shkurtër për fëmijë ndërsa tjetri me filma të shkurtër për të rritur.

Fundi i muajit përmbyllet me prezentimin e iniciativës “Promovimi i Trashëgimisë Kulturore në Qytetin e Pejës”, e cila pasohet me ekspozitën që e pasqyron historikun e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” ndër vite.