12:43 / E Shtunë, 17 Tetor 2020 / indeksADMonline

“Kinezimi i fesë”, kryerja e Haxhit në mënyrën kineze

Rregullat e reja ndalojnë të aplikojnë përsëri personat të cilët tashmë kanë kryer Haxhin në të kaluarën.

Rregullat po ashtu ndalojnë pelegrinazhin individual ose personal për rreth 23 milionë muslimanë që jetojnë në Kinë.

“Asnjë organizatë ose individ tjetër nuk mund të organizojë aktivitete të Haxhit”, thuhet në urdhër.

Për të përdithshmen South China Morning Post, aktivisti i njohur ujgur, Nury Turkel, i cili shërben në Komisionin Amerikan për Lirinë Fetare Ndërkombëtare, tha se Kina që nga viti 2005 ka lejuar “vetëm Haxhin zyrtar”.

Megjithatë, rregullat e reja shpjegojnë se si duhet të zgjidhet një pjesëmarrës për t’u kualifikuar për Haxhin Islam.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Shih Chien-yu, i cili ligjëron marrëdhëniet e Azisë Qendrore në Universitetin Kombëtar “Tsing Hua” të Tajvanit, tha se urdhri është një zgjerim i politikës së “kinezimit të fesë”.

Siç theksoi Chien-yu, shteti kinez dëshiron të kontrollojë plotësisht jetën fetare të njerëzve, pa ndikim të jashtëm për shkak të globalizimit, pa marrë parasysh muslimanit apo katolikun.

“Kinezimi është prezantuar kryesisht nga administrata e (presidentit) Xi Jingping. Qëllimi përfundimtar është të kontrollojë plotësisht sektorin fetar”, tha Chien-yu.

Nga 42 nenet e ndara në shtatë kapituj të rregulloreve të reja, tha Chien-yu, “nenet 7-17 specifikojnë kualifikimet e një muslimani kinez për t’u bashkuar me Haxhin”.

“Kjo tregon se shteti kinez është përgjegjës për rishqyrtimin dhe përzgjedhjen nëse ndonjë musliman kinez shpreson të bashkohet me Haxhin”, theksoi Chien-yu.

Ai shprehu shqetësim mbi atë që siç tha ai, “në rrethanat e reja është e vështirë të thuash se Haxhi i dominuar nga shteti do të ishte i drejtë”.

“Kjo po ashtu mund të çojë në korrupsion kur një musliman kinez do të zgjidhet për Haxhin e organizuar nga shteti. Pa u monitoruar nga udhërrëfyesit e organizuar nga shteti, Haxhi i organizuar privatisht mund të hasë një përvojë shumë ndryshe, të tilla si takimi i lirë me muslimanët nga vendet e tjera, shkëmbimi i informacionit dhe mendimeve fetare, që nuk është e mirëpritur nga Partia Komuniste Kineze”, tha Chien-yu.

Akademiku ujgur tha se shumë të rinj muslimanë kinezë shkuan në Egjipt dhe në vendet e tjera të Gjirit Arab për të studiuar Islamin.

“Pasi mbaruan studimin dhe u kthyen në shtëpi, ata filluan të elaborojnë Islamin dhe Kur’anin në një mënyrë tjetër nga versioni që lejohet nga shteti kinez. Dhe ata shkuan vetë në Haxh dhe pasi u kthyen në shtëpi ata janë shumë më të respektuar në vendlindjet e tyre. Fjalët e tyre gëzojnë më shumë autoritet sesa imamët lokalë të trajnuar nga shteti”, shpjegoi Chien-yu.