“King” Ibra tallët me Belgjikë–Iran: Në pjesën e parë pothuajse më zuri gjumi, në të dytën fjeta vërtet!
Ndeshja mes Belgjikës dhe Iranit në Kupën e Botës 2026 u mbyll pa gola, 0:0, por ajo që tërhoqi vëmendjen pas përfundimit të saj ishte komenti ironik i legjendës suedeze, Zlatan Ibrahimović.
I njohur për deklaratat e tij të drejtpërdrejta, Zlatan nuk kurseu kritikat për spektaklin e ofruar në fushë, shkruan Indeksonline
“Në pjesën e parë pothuajse më zuri gjumi. Në pjesën e dytë, në fakt më zuri gjumi. Nuk ka shumë gjëra të tjera për të folur rreth kësaj ndeshjeje”, u shpreh ai.
Barazimi pa gola la të pakënaqur shumë tifozë, pasi të dyja skuadrat krijuan pak raste të pastra shënimi dhe nuk arritën të ofronin emocionet që priteshin nga një ndeshje e Botërorit./Indeksonline/

