09:28 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

“Kingu”: Mjaftë më, ka ardhur koha e pensionimit

Didier Drogba do të pensionohet nga bota e futbollit. “Kingu” i Chelseat edhe zyrtarisht e ka konfirmuar pensionimin në fund të këtij sezoni.

Didier më 11 mars festoi ditëlindjen e 40’të, ndërsa në një intervistë për “Telefoot” tha: “Ka ardhur koha që të tërhiqem. Më ka pëlqyer gjithmonë ky rol si një lojtar dhe bashkë pronar, por tani ka ardhur koha që unë t’i them mjaftë”, ka thënë Drogba.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë tani është pjesë e klubit amerikan, Phoenix Rising, por në të kaluarën ai ka luajtur për skuadrat si: Le Mans, Guingamp, Marseille, Chelsea, Shanghai Shenhua, Galatasaray dhe Montreal Impact./IndeksOnline/