10:49 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

“KINGU” në finalen e Lindjes, pritet të përballet me këtë skuadër (Video)

LeBron James e ka dërguar Cleveland Cavaliers në finalen e Konferencës së Lindjes. Basketbollisti më i mirë në botë, dhe ndoshta më i miri i të gjitha kohërave ka dhuruar edhe një shfaqje maestrale.

Mbreti James ka arritur që në katër përballjet ndaj Torontos të dhuroi spektakle për të kaluar skuadrën e tij përpara. 128-93 ishte rezultati i fitores së mbrëmshme. James arriti të shënoi 29 pikë, 11 asistime dhe tetë kërcime për “kalorësit”.

Cleveland pritet të përballet në Lindje me Boston Celtics, skuadër e cila po prinë 3-1 në serinë e gjysëmfinaleve përballë Philadelphias./Indeksonline/