16:30 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / B O

Kini kujdes me produktet për drejtimin e flokëve, studimi i fundit ngre alarmin!

Produktet për drejtimin e flokëve mund të rrisin ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të kancerit të mitrës te gratë që i përdorin ato shpesh, sipas një studimi gjithëpërfshirës të botuar në një revistë shkencore. Udhëheqësja e studimit, Alexandra White, nga Instituti Kombëtar i Shkencave të Shëndetit Mjedisor (NIEHS) në SHBA tha se:

Ne vlerësojmë se deri në moshën 70-vjeçare, 1.64% e grave që nuk kanë përdorur kurrë një produkt për drejtimin e flokëve do të zhvillojnë kancer të mitrës, ose 4,05% e grave që e përdorin atë shpesh. Megjithatë, është e rëndësishme ta vendosim këtë informacion në kontekst.

Kanceri i mitrës përbën rreth 3% të rasteve të reja të kancerit në SHBA, me rreth 66.000 raste dhe 12.500 vdekje në vitin 2022. Studimet e mëparshme kanë paralajmëruar tashmë për një lidhje midis produkteve për rregullimin e flokëve dhe një rrezik në rritje të zhvillimit të kancerit të gjirit ose vezoreve.

Produktet kimike që mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit janë parabenet, bisfenoli A, metalet ose formaldehidi. Drejtimi ‘brazilian’ i flokëve klasifikohet si kancerogjen. Produktet për drejtimin e flokëve mund të stimulojnë përthithjen e produkteve kimike përmes plagëve ose djegieve në lëkurën e kokës.

Ndërkaq, jemi në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Zbulimet moderne dhe besimet e vjetra, pa prova, gjithnjë e më shumë shtojnë rastet e kancerit të gjirit te gratë. Por mes gjithë këtyre teorive që përballen me njëra-tjetrën, ne të gjithë besojmë nga pak mitet. Kanceri i gjirit është një nga tre llojet më të zakonshëm të kancerit që shfaqet te gratë dhe çdo vit 2 milionë gra në botë në botë diagnostikohen me këtë sëmundje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2020 ka pasur 684,996 vdekje nga kanceri i gjirit në nivel global. /TAR/