11:39 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Kinse po bëhet revolucion, Milani e shet Suson, ndoshta më të mirin e skuadrës

Milani ka pranuar largimin e Susos në afatin e janarit. Ylli spanjoll ka arritur marrëveshje me Sevillën. Ish-talenti i Liverpoolit do të huazohet për 18 muaj te skuadra e La Ligës.

Sevilla ka shansin që ta blejë pas huazimit Suson për 20 milionë euro.

Për shumë analistë, ky është një gabim i madh në revolucionin e Milanit pasi që Suso ishte lojtari, ndoshta më i mirë i skuadrës në 3 vjetët e fundit.

Raportohet që Suso ka marrë rrugën për në Spanjë dhe pasdite mund të prezantohet te Sevilla./Indeksonline/