13:32 / E Martë, 14 Dhjetor 2021 / B O

Kirurgjia Abdominale eleminon listat e pritjes për operacione

Shkruan: Dr.Ferat Sallahu

Përballja me pandeminë COVID-19, ka qenë një sfidë e veçantë shëndetësore për vendin tonë sikur edhe në nivel global.

Është viti i dytë, duke u sfiduar nga pandemia, bazuar në studime të ndryshme sfidat kryesore të mjekëve në botë janë, po të njëjtat ato që i kanë edhe mjekët kosovarë siç janë:
• Mbingarkesa në punë dhe koha e limituar për t’u kujdesur me pacientin,
• shitimi i listës së pritjës për operacione,
• kushtet e punës të vështira.
Ballafaqimi me rastet e para ishte një sfidë e veçantë. COVID-19 kishte krijuar një frikë deri në panik jo vetëm tek qytetarët, por edhe në mesin e punëtorëve shëndetësor.

Virusi vinte me shumë të panjohura, rreth mënyrës së përhapjes, patogjenitetit të tij, manifestimeve klinike, ndërlikimeve, vdekshmërisë, protokolleve të trajtimit dhe infektimi i punëtorëve shëndetësor në vendin e punës, e gjithë kjo ishte një barrë edhe për kirurgjin tonë… Kujtojmë që më 11 nëntor, të vitit të kaluar Komiteti për menaxhim të situatës me Covid-19 në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, kishte marrë vendim që në institucionet publike, shëndetësore të ofrohen vetëm shërbime për rastet emergjente.

Këto shërbime ishin rikthyer në janar të këtij viti ku filluam me operacione elective mirëpo, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të infektuara me COVID-19, më 23 gusht të këtij viti Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, kishte marrë vendim përsëri që të ndërpriten operacionet elektive.
Për pasojë, rastet elektive janë bërë raste urgjente, ndërsa rastet urgjente raste emergjente. Si rrjedhojë, shumë pacientë që kishin të caktuara terminet për intervenime, nuk kanë pasur mundësinë që t’i nënshtrohen këtyre shërbimeve, derisa sherbimet u rikthyen në shtator të këtij viti. Me një punë dhe përkushtim të madhë gjatë kësaj kohe kemi arritur të ngrisim të gjitha kapacitete tona në mënyrë ekipore, dhe me një profesionalizem të lartë ju kemi qasur listës së pritjës e cila, ishte e stërngarkuar kështu që nga kjo javë kemi eleminuar komplet listat e pritjës në kirurgjin abdominale të cilat ishin shumë të gjata.

Gjatë kësaj periudhe falë bashkpunimit të ekipës së kirurgve, dhe anestezionit, kemi kryer mesatarish çdo javë deri në 50 raste javore, vetëm raste elective kështu që i kemi dhënë fund listë së pritjës për pacientët tanë.
Ky fund vitë,për kundër vështërsive nga pandemia kemi realizuar mbi Vizita specialistike 3045 intervenimi ne sallen e vogul 849 raste, 2118 operacione nga të cilët raste emergjente janë realizuar 1159 ndërsa elective 959 si dhe jan kryer 685 nderhyrje endoskopike ERCP,Gastroskopi dhe kolonoskopi.

Lista e gjatë në repartin e Laparaskopisë e cila me vite ka perzistuar, për shkak të fluksit të madhë të pacientëve, këtë vitë është eleminuar dhe realizohet vetëm me termine që zgjasin më së gjati 15-20 ditë.
Gjithashtu këtë vitë kemi shtuar gamën e operacioneve siq janë operacionet Bariatrike apo ndryshe për përsonat obez-(mbipeshës), e që qytetarëve ju është hapur kjo mundësi që të kryhen edhe këto lloj të operacioneve në klinikën tonë që të mos shpenzojnë si më pare që këto procedura kryheshin në Turqi, apo vende tjera, gjithashtu procedurat e intervenimeve me laparaskop jan shtuar Çka më parë nuk jan kryer në klinikën tonë.

Këto rezultate, na inkurajojn edhe për suksese të reja me përkrahje nga Ministria e Shëndetësisë, dhe qeveria që të ngritemi edhe më afër mjekësisë së modernizuar të shteteve të zhvilluar pasi dija, dhe vullneti nuk na mungon. Ju faleminderrit të gjithë koleve ( kirurg dhe anesteziolog, infermjere dhe stafin mbështets) të kilinikës së Kirurgjis Abdominalepër këtë pun të përbashkët , gëzuar festat e fundvitit dhe na priftë e mbara në 2022.