16:44 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kirurgu hero shpëton jetën e motoçiklistit, e bën operacion në rrugë

Ndoshta një nga ditët më të këqija të jetës suaj si motoçiklist është dita kur ke një përplasje të keqe. Kjo është ajo që ndodhi me motoçiklistin John O’Brien gjersa ishte në rrugë. Pastaj, për t’u bërë gjërat edhe më keq, ai shkoi në arrest kardiak dhe zemra e tij u ndal plotësisht, para se të mund të ngarkohej në helikopterin e evakuimit.

Për fat të mirë, Dr. Mark Forrest ishte në vendin e ngjarjes.

Dr. Forrest dhe ekipi i tij i zjarrfikësve dhe paramedikëve bënin çdo gjë të mundur që zemra të rrah përsëri – por nuk funksionoi.

Ishte koha për të hedhur të gjitha nocionet e “arsyeshme” në erë, shkruan IndeksOnline.

“Pavarësisht përpjekjes së madhe nga mjekët, paramedikët, zjarrfikësit dhe oficerët e policisë, asgjë nuk po funksiononte dhe nuk ishte e mirë për të,” kujton më vonë Dr. Forrest.

“Iu afrova trupit të Johnit dhe, pas një diskutimi shumë të shpejtë me pjesëtarët tjerë, e dinim se shansi i vetëm i shpëtimit të këtij njeriu ishte të hapim gjoksin e tij për të menaxhuar plagët e tij të brendshme dhe për të masazhuar zemrën e tij derisa filloi të rrihte. Kjo është rrallë e suksesshme, por ne donim të paktën të përpiqemi.”

O’Brien me doktorin dhe ekipin e zjarrfikësve

Me ndihmën e ekipit mjekësor të mbledhur, atëherë Dr. Forrest nxorri veglat e tij kirurgjikale dhe filloi operacionin në zemër në motoçiklistin e shtrirë…

Sytë nuk të mashtrojnë; sic tregojnë zjarrfikëit e Cheshire, “Gjoksi i Johnit u pre tërësisht, duke i ekspozuar zemrën dhe mushkëritë e tij, për të lejuar trajtimin e gjakderdhjes së brendshme, dëmtimet në mushkëri dhe për ta masazhuar zemrën në jetë”.

Për habinë e madhe të të gjithëve, zemra e O’Brien rifilloi të rrah, ekipi mjekësor i mbledhur mori gjakun e tij nën kontroll dhe ai ishte në gjendje të dërgohej në Qendrën e Traumave të Mëdha në Aintree në Liverpool për trajtim të duhur spitalor, që përfshinte kirurgji shtesë të kryera brenda një teatri operativ.

O’Brien përqafon doktorin i cili ia shpëtoi jetën

O’Brien tani është rikuperuar plotësisht dhe madje ka qenë në gjendje të ecë krah vajzës së tij e cila u martua ditë më parë.

Dr. Forrest mori një shpërblim nga Shefi i Zjarrfikësve, Mark Cashin, për veprimin e tij të shpejtë në shpëtimin e jetës së O’Brien gjatë këtij aksidenti. /IndeksOnline/