20:49 / E Diele, 12 Mars 2023 / AR

Kirurgu kosovar: Institucionet shëndetësore publike po trajtohen me infuzione të prodhuara nga Serbia

Kirurgu Pediatrik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Baton Kelmendi ka thënë se institucionet shëndetësore publike po trajtohen me infuzione të prodhuara në Serbi nga Hemofarmi i Vërshacit.

Ai ka lënë të nënkuptojë se tenderin për furnizim e ka fituar kompania me seli në Serbi.

Ndër të tjerash ai nuk ka ngurruar që të ironizojë për blerjen e produkteve serbe, duke i përmendur “pllazma keksat” që prodhohen nga Serbia.