19:54 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Kisha dy vite pa bërë seks, përvoja në plazh ishte gjëja më e bukur

Isha ndarë nga i dashuri dy vite më parë, që nga atëherë nuk kisha takuar askënd që t’më bëntë me flutura në bark, madje kishin kaluar më shumë se njëzët muaj pa bërë seks. Por çdo gjë ndryshoi në momentin kur unë dhe shoqet e mija shkuam të kalonim pushimet në një bregdet.

Si gjithmonë, dita e parë e pushimit duket e mërzitshme, megjithatë dita e dytë për mua ishte më se fantastike.

Në plazh, aty afër neve erdhën ca djelmosha. Shoqet e mija menjëherë filluan të lazdroheshin para tyre, për të hyrë sigurisht në fore me ta, ndërsa mua as që më linin përshtypje. Madje filluan t’më bezdisin, vendosa të hyj në ujë të lahem dhe të largohem paksa.

Isha duke shijuar notin dhe për një moment mu afrua një djalë, në fillim më frikësoj dhe e refuzova. Por ai më pyeti: Pse nuk qëndrove me shoqe? Ktheva kokën dhe sytë e tij më provokuan, mezi dalloheshin nga qielli.

Qesha pak dhe ia ktheva: Më pëlqen të rri vet. Dhe kështu shkëmbyem disa biseda. Ma kërkoi edhe adresën e Instagramit. Pas gjysmë ore ma bëri follow dhe më ftoj në mbrëmje që të dilnim.

U vesha, u rregullova.. filluan paksa t’më dridheshin këmbët. Shoqeve nuk iu tregova, iu thashë që po dal me ca të afërm.

U takuam fiks në orën 22:00 ashtu siç e kishim lënë. Ngremë nja dy-gota verë nuk e mbajë mirë mend dhe shkuam buzë bregdetit, e ndjeja që diçka do të ndodhte mes nesh.
Ajo natë ishte mbrëmja më fantastike , ndërsa seksi me të për 5 ditë të tjera ishte më i miri nga se kisha përjetuar./Indeksonline/