19:45 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kisha e frikësuar me Vuçiqin: Mos gabo me Kosovën, do të shkatërrohen serbët!

Kisha Ortodokse Serbe ka kundërshtuar çdo marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, nëse kësaj të fundit i njihet sovraniteti.

Përmes një komunikate të lëshuar për media, Kisha ka kritikuar pikëpamjen e shprehur nga presidenti Vuçiç duke favorizuar një zgjidhje përfundimtare të çështjes me një “ndarje midis shqiptarëve dhe serbëve”.

Sipas tyre, në rast se Beogradi zyrtar e një Republikën e Kosovës atëherë pasojat do të jenë të rënda për banorët serbë, transmeton Indeksonline

“Një shqetësim i veçantë është fakti se – nën maskën e të ashtuquajturit ndarje midis serbëve dhe shqiptarëve”  ka një probabilitet të madh të shkëputjes së pjesës më të madhe dhe më të rëndësishme – nëse jo të gjitha – të Kosovës nga Serbia dhe njohje si pjesë e një shteti të pavarur apo edhe si të ashtuquajturat Shqipëria e Madhe. Pasojat e një vendimi të tillë për neve si Kishë do të ishin tragjike për mbijetesën e popullit tonë dhe të vendeve tona të shenjta. Në këtë rast, shumica e serbëve, pa mbrojtje dhe siguri të mjaftueshme , do të detyrohen të emigronin prandaj, me intensitet edhe më të madh se sot, do të formohej një shoqëri e pastër etnike shqiptare dhe të gjitha gjurmët e ekzistencës sonë historike do të shkatërroheshin”, thuhet në kërkesën e Kishës Ortodokse. /Indeksonline/