21:37 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Rusët në Kosovë përmes Kishës Ortodokse

Kërkesa e Sava Janjiqit drejtuar misioneve diplomatike në Kosovë për ta penguar shtrimin e rrugës që e lidh Kosovën dhe Malin e Zi, përkatësisht Deçanin dhe Plavën, po shihet si përpjekje ruse për ndikim në Kosovë duke nxitur tensione.

Eksperti i sigurisë Agim Musliu tha për televizionin publik se “ndërkombëtarët duhen ta kenë parasysh që bashkëpunëtorët e Arkanit si Sava Janjiqi, shfrytëzohen nga shërbimet sekrete ruse, me qëllim të nxitjes së tensioneve në Ballkan”.

Ndikimi i rusëve në Ballkan është rritur dhe në Kosovë ai shihet se mund të funksionojë përmes klerikëve ortodoksë serbë. “Janjiqit dhe tipave si ky nuk duhet zënë besë ndërkombëtarët. Diplomatët perëndimorë nëse e pranojnë një ftesë, atëherë mos të ankohen në ndikimin rus”, ka thënë Musliu./Indeksonline/