09:51 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kishin ardhur nga Italia, vriten tre anëtarët e një familje në Dibër

Në qytetin e Dibrës janë gjetur të vrarë në oborrin e shtëpisë së tyre familja tre antarëshe Pocesta nga Dibra, të cilët kishin ardhur për pushime nga Italia.

Familja banonte mu në qendër të qytetit të Dibrës. Persona të pa identifikuar deri me tani kanë lënë të vrarë Amid Pocestën i lindur në vitin 1963, bashkëshorten e tij Nazmije Pocesta e lindur në vitin 1965 dhe vajzën e tyre Anila Pocesta e lindur në vitin 2004, transmeton Alsat M.

Motivet e këtij akti makabër, deri më tani mbeten të panjohura. Policia dhe organet tjera kompetente kanë dalur në vendngjarje dhe po punojnë në zbardhjen e rastit.

Temat: