18:52 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Kishin planifikuar pushime “të përsosura”, por iu doli e kundërta

Sa larg do të shkonit për të bërë pushime të përsosura?

Përpjekja e çiftit për një figurë perfektë të pushimeve të tyre, përfundoi me thyerjen e këmbës të njërit nga ta.

Marelize Dreyer, 25 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Ryan Dreyer, 26 vjeç, që jetonin në Leicestershire, ishin në vendpushimin bregdetar të Hermanusit me familjen e tyre dhe po përpiqeshin të bënin disa fotografi të përsosura për albumin e tyre pas martesor, transmeton Indeksonline.

Duke dashur të pozonin mbi një shkëmb, ishte një valë e madhe ajo e cila i mori, duke rënë kështu që të dy të bien në det.

Kjo bëri që këmba e Marelizes të bllokohet mes dy shkëmbinjve, duke bërë që kyçi i saj i këmbës të lëvizte nga vendi dhe ta thyej këmbën në dy vende.

Ryan  i cili kishte nxituar për t’i dalë në ndihmë gruas së tij, kishte pësuar dy rrokullisje.

Por, fal ndihmës së një turisti tjetër ata kishin arritur ta shpëtonin Marelizen./Indeksonline/