08:44 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / Gj. Sh

Kishte pasuri milionëshe, falimenton ish-ylli i famshëm i Premier League

Ish-futbollisti i Liverpoolit, Leicester Cityt dhe Aston Villas, Emile Heskey është duke u përballur me probleme financiare.

The Sun raporton se ish-sulmuesi i shumë klubeve në Premier League kishte një vlerë prej 12 milionë funte gjatë vitit 2009, shkruan Indeksonline

Por tani ai po përballet me probleme financiare dhe është afër falimentimit dhe kjo nisi prej që iu bashkua një skeme investimi të famshëm.

Celebrating Emile Heskey, altruism and the beauty of the ugly assist

45-vjeçari kishte zhvilluar 741 paraqitje para se të pensionohej, shënoi 154 gola dhe bëri 60 asiste.

Fitoi tituj si UEFA Super Cup, UEFA Europa League, FA Cup, Carabao Cup dhe Community Shield.

Kurse për Kombëtaren e Anglisë, Hesky kishte zhvilluar plotë 62 paraqitje dhe kishte shënuar shtatë gola./Indeksonline/