19:19 / E Martë, 16 Prill 2024 / Gj. Sh

Kishte rrotacionin e ndezur/ Policia ndalon veturën e Lulzim Hetemit, brenda saj ishte drejtori i financave dhe kryesuesi i asamblesë (Video)

Policia e Kosovës ka ndaluar sot veturën e Kryetarit të Komunës së Leposaviqit pasi e njëjta kishte ndezur rrotacionin dhe dyshohej se brenda saj nuk ishte kryetari Lulzim Hetemi.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se në veturë brenda ndodhej drejtori i Financave Nikola Radomiroviq, si dhe Kryesuesi i Asamblesë Komunale të Leposaviqit Buric Gorski, por jo edhe kryetari Hetemi.

Policia ka vepruar konform ligjit të trafikut dhe ka shqiptuar gjobë kundërvajtëse ndaj shoferit për ndezjen e rrotacionit të veturës zyrtare./IndeksOnline/