09:08 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / OSH

“Kishte shumë para”, Albërije Hadërgjonaj flet publikisht për tradhtinë e ish-bashkëshortit

Albërije Hadërgjonaj është ndër këngëtaret më të përfolura në mediat rozë. Që prej ndarjes nga bashkëshorti, ajo është komentuar gjatë edhe nga fansat e saj.

E ftuar në emisionin “NIN”, Albërija ka zbuluar disa të pathëna nga martesa, duke u ndalur edhe tek shkaqet që çuan ish-burrin drejt tradhëtisë.

“Ish-bashkëshorti im pati sukses në biznes dhe u bë shumë i fuqishëm, ishte shumë i ri, madje edhe bukurosh. Sa hyri demokracia në Shqipëri, ai kishte para dhe normalisht tundohesh kur i ke gjithë ato bukuroshe përreth”, u shpreh ajo.

Këngëtarja shtoi se edhe mund të ketë ndonjë lidhje dashurie në të ardhmen, për mos t’ju bërë barrë vajzave të saj.