16:50 / E Mërkurë, 09 Shkurt 2022 / AR

Kjo aktore 87-vjeçare bëri histori në nominimet e “Oscars 2022”, mësojeni pse!

Aktorja Dame Judi Dench ka bërë histori me nominimin e saj për “Oscar”, duke u bërë kandidatja më e vjetër ndonjëherë që nominohet.

Ajo është nominuar për çmimin “Aktorja më e mirë në rol dytësor”, në moshën moshën 87-vjeçare.

Aktorja veterane është nominuar për rolin e saj si ‘Granny’ në filmin “Belfast” të regjisorit Kenneth Branagh.

Kjo shënon nominimin e saj të shtatë për çmimin “Oscar”, i pari prej të cilit erdhi në vitin 1999 për rolin e saj si ‘Mbretëresha Elizabeth I’ në filmin “Shakespeare in Love”.

Në film, ajo luan rolin e gjyshes së djalit të ri Buddy (11-vjeçari Jude Hill), prindërit e të cilit (Caitriona Balfe dhe Jamie Dornan) po përpiqen të vendosin nëse do të qëndrojnë në Belfast ndërsa qyteti po bie në një gjendje lufte.