12:04 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019

Kjo banane e ngjitur në mur u shit për 120 mijë dollarë

Një banane e ngjitur me natriban në një mur me sa duket tashmë konsiderohet vepër arti, maje tepër e veçantë, pasi deri tani dy prej tyre janë shitur për rreth 120 mijë dollarë në një muze ne Majami, SHBA.

Vepra ka për autor Maurizio Cattelan, një artist italian, i cili kishte gati një vit që punonte për këtë ide. Emmanuel Perrotin, përfaqësues i Galerisë së Arteve me të njëjtin emër, me seli në Paris, por me degë në Nju Jork dhe në qytete të ndryshme aziatike, tha se ishte i befasuar nga vëmendja e madhe që po merrnin bananet. “Është një mrekulli, nuk di si ta shpjegoj”, u shpreh ai.

Dy blerjet e para u bënë nga një grua dhe një burrë nga Franca, të cilët paguan 120 mijë dollarë për bananet e ngjitura në mur. Duke parë kërkesën, artisti Cattelan dhe Perrotin vendosën ta rrisin çmimin në 150 000 dollarë.

Cattlelan u bë i famshëm botërisht në shtator, pasi tualeti që ai kishte ndërtuar me flori 18 karat, me vlerë 6 milionë dollarë, u grabit nga Pallati “Bleinheim” në Mbretërinë e Bashkuar.

Mos i humb