Kjo deputete e pozitës i bashkëngjitet protestës
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj i është bashkangjitur protestës së sotme të organizuar nga veteranët e UCK-së nga rajoni i Dukagjinit.
Këta të fundit protestuan sot para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë ku kërkuan nga Prokuroria e Shtetit që ta hedh poshtë rastin për veteranët mashtrues.