13:26 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kjo do të ishte kundërshtarja e Donjeta Sadikut, nëse ajo do të shkonte në Indi (Foto)

Donjeta Sadiku nuk arriti të shkonte në Indi për shkak se kjo e fundit nuk pranoi pasaportën e Kosovës.

Një mundësi e artë, i shkoi huq kampionës kosovare në boks, e kjo për shkak të pasaportës së Kosovës, që nuk njihet nga shteti indian, shkruan IndeksOnline.

Madje emri i Donjeta Sadikut, përkundër mospjesëmarrjen në Kampionatin Botëror, është përmendur edhe në short, ku ka mësuar kundërshtarin.

Në rast se ajo do të shkonte në Indi, si kundërshtare të parë do ta kishte, boksierën nga Austria, Boot Elta.

Por, ashtu sic njoftoi IndeksOnline para disa ditësh, Donjeta Sadiku tashmë ka aplikuar për pasaportë të Shqipërisë së bashku me trajnerin, Besim Brahimi dhe gjyqtarin e njohur, Latif Demolli./IndeksOnline/