10:16 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kjo është ajo çfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk ushqeheni shëndetshëm

Nëse hani gjashtë ditë të shëndetshme gjatë javës, juve ju lejohet të “çmendeni” në të shtatën, apo jo? Nuk është saktësisht kështu. Vetëm një ditë të hani ushqim me yndyrë të lartë mund të prishë trupin tuaj, sugjeron një studim i ri në revistën Nutrients.

Në studim, hulumtuesit rekrutuan 15 vullnetarë të shëndetshëm dhe u dhanë atyre një detyrë mjaft të këndshme: Për një ditë,të hanin një dietë të mbushur me ushqime të shijshme, me yndyrë të lartë, si sallam, proshutë, vezë të skuqur, hamburger dhe qumështor, gjithsej 78% kalorive sesa kërkesa normale e tyre ditore. Pastaj, ata matën nivelet e sheqerit në gjak dhe e krahasuan atë me nivelet e tyre para festës. Rezultatet? Një ditë me normë të lartë yndyrore uli ndjeshmërinë e plotë të insulinës së trupit me 28%.

Ndjeshmëria ndaj insulinës i referohet asaj sesa ndjeshmërisht reagon trupi juaj ndaj insulinës, një hormon që i lejon qelizat tuaja të thithin sheqerin në gjak nga gjaku dhe ta përdorin atë për energji. Nëse ndjeshmëria ndaj insulinës zvogëlohet, trupi juaj mund të ketë nevojë për më shumë insulinë për të absorbuar sheqerin në gjak.

Përfundimisht, pankreasi juaj mund të mos jetë në gjendje të fiksojë insulinën e mjaftueshme për të përfunduar detyrën, kështuqë sheqeri i tepërt i gjakut do të fillojë të rritet në qarkullimin e gjakut. Kjo mund të çojë në prediabet ose diabet.

Këto zbulime të këtij studimi tregojnë se vetëm një ditë e ngopjes së ushqimeve yndyrore mund të bien ndesh me aftësinë e trupit tuaj për të përpunuar sheqerin në mënyrë efektive.