23:37 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Kjo është AMG-ja më e shpejtë e zhvilluar ndonjëherë

Shefi i AMG, Tobias Moers ka zbuluar disa detaje në lidhje me AMG GT Black Series, e programuar për të debutuar vitin e ardhshëm.

Në një intervistë në Shfaqjen e Makinave në New York, shefi i Affalterbach tha se coupe i performancës së lartë do të jetë makina më e shpejtë që kompania ka zhvilluar ndonjëherë, me përjashtim të hipermakinës One.

Moers javën e kaluar u ul në ndenjësen e shoferit të AMG GT Black Series dhe doli për një shëtitje me të. Më vonë ai u shpreh se kjo makinë do të jetë një “rival i mrekullueshëm për komshiun më të afërt”.

Ai e kishte fjalën për Porsche 911 GT2 RS, që me specifikimin MR është makina më e shpejtë në Nurburgring e lejuar të vozitet në rrugë.

E cilësuar si një makinë që ka pëshpejtim shumë të madh, jemi kuriozë të shohim në pistë së bashku me 911 GT2 RS, për të parë nëse do të thyhet rekordi i kësaj të fundit i vendosur vitin e kaluar, për 6 minuta e 40.3 sekonda.

Sipas Moers, Black Series e re ka gjithçka që i nevojitet për të qenë AMG më e shpejtë në termat e kohës së kryerjes së xhiros, por jo për shpejtësinë maksimale.

Për ta bërë këtë, duhet një modifikim më i madh për motorin twin-turbo 4.0-litër V8, i cili në GT R dhe GT R Pro nxjerr 577 kuaj fuqi.

Sipas burimeve, inxhinierët do të bëjnë të pamundurën të rrisin outputin në 630 kuaj fuqi në GT 63 S Coupe me katër dyer.

Një sërë përmirësimesh aerodinamike, amortizimi, dhe të tjera rishikime që i janë bërë shasisë dhe sistemit të frenimit do të lejojë Black Series të luajë në ligë superiore krahasuar me modelet GT R.

Mund të prisni një numër të limituar njësish dhe një çmim të lartë për Urra-n më të fundit të gjeneratës së parë të AMG GT.