11:55 / E Diele, 09 Gusht 2020 / indeksADMonline

Kjo është arsyeja interesante se pse De Jong mbrëmë e kishte dorën e lidhur me fashë

Skuadra e Barcelonës mbrëmë arriti që ta mposhtë Napolin me rezultat finale në 3:1, kështu për ta siguruar një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pjesë e këtij takimi të rëndësishëm ishte edhe mefushori De Jong, përveç përformancës së mirë dje, holandez u vrejt se e kishte të lidhur dorën e djathtë me fashë, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes,  e dashura e tij përmes një fotografie në “Insta story” zbuloi se De Jong ishte pickuar nga një bletë dhe më patjetër i’u desh të luante me dorë të mbështjellur me fashë.