16:33 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Kjo është arsyeja pse Kim Kardashian fle me makeup

“Kurrë mos flini me make up”. Ky është një nga rregullat që dermatologët e përsërisin më shpesh. Kjo sepse make up-i bllokon poret dhe rrit mundësinë e shfaqjes së akneve dhe pikave të zeza.

Dhe në një botë ku informacioni merret me një klikim të vetëm, duket e habitshme deklarata e bërë nga një ikonë bukurie si Kim Kardashian. Në një intervistë me Busy Phillips, Kim Kardashian pranoi se nuk e hiqte make up-in kur flinte në mënyrë që ai të zgjaste dy ditë.

“Nëse nuk kam mundësi të lyhem ditën tjetër, fle me kujdes dhe në mëngjes ribëj bazën. Përpiqem që një grim të mirë ta ruaj për dy ditë”, tha ajo.

Këto fjalë janë të thëna nga njëra që kanjë linjë make up-i të sajën dhe grimier personal i cili mund ta lyejë ditën, natën kur ajo të dojë. Nuk e kuptojmë se përse fle me make up Kim: se ska para të paguajë grimierin edhe të nesërmen? Apo s’ka kohë? Jemi të sigurtë se dermatologët nëpër botë nuk janë aspak dakord me këtë rregull personal bukurie të Kim. Ndaj nëse e bën Kim, nuk do të thotë që ta bëni edhe ju.