16:28 / E Diele, 04 Shkurt 2024 / G T

Kjo është arsyeja pse policia arrestoi lojtarin e Dukagjinit, akuzohet për dhunim

Policia e Kosovës sot gjatë ditës ka arrestuar futbollistin e klubit të Superligës së Kosovës, Dukagjini, Theophilus Solomon.

Ish-lojtari i Gjilanit dhe Partizanit akuzohet për dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij sa ishte në Shqipëri, shkruan Indeksonline

Futbollisti në fjalë e ka për detyrë të lajmërohet në policinë e Kosovës për çdo tre muaj dhe ai këtë s’e bëri, prandaj ishte në kërkim.

Në vitin 2021, Solomon ishte arrestuar edhe në Shqipëri, pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashëjetueses së tij./Indeksonline/