20:26 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kjo është arsyeja se pse mungon Arbër Zeneli ndaj Greqisë

Greqia dhe Kosova sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillojnë takimin në kuadër të rundit të katër të grupit C të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja jonë përveç tetë mungesat e kaluara, sonte do të jetë edhe pa Arbër Zeneli, Edon Zhegrovën e Valon Berishën, shkruan IndeksOnline

Gazetari i Supersport Kosova, Arlind Sadiku, në një lidhje të drejtpërdrejt nga Athina, ka konfirmuar se Arbër Zeneli është i lënduar, dhe kjo është arsyeja e mungesës te kombëtarja.

Si shkak i lëndimit, ai pritet të mungojë edhe te klubi i tij Reims.