22:41 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kjo është biografia e Drejtorit të ri të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka emëruar sot zyrtarisht Reshat Qalajn, drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, pozitë kjo që kishte mbetur e zbrazët tash e sa muaj, pasi Shpend Maxhuni ishte emëruar shef i AKI-së.

Qalaj ka dhënë kontributin e tij në sektorin e sigurisë tash e 18 vite, kur në vitin 2000 ishte bërë polic në akademinë policore në Vushtrri.

Pas pak ditësh, më 17 qershor të po atij viti ai kaloi në Stacionin policor të Lipjanit, për t’u graduar si rreshter më 30 maj të 2002-tës, shkruan Indeksonline.

Pas një viti, më 27 qershor 2003, Qalaj u gradua me gradën toger, kurse me 17 janar 2005 rritet në pozitë, duke u bërë kapiten.

Po atë vit, më 7 mars 2005 ai vazhdon të përparoj me punën e tij, pasi emërohet komandant i stacionit policor në Ferizaj.

Ende pa u bërë dy muaj, më saktë me 2 maj 2005, Qalaj bëhet shef i operatives rajonale- DRP në Ferizaj, kurse më 25 janar 2006 gradohet si major.

Ai vazhdoi çdo vit të ndryshonte pozitat duke u bërë fillimisht U.D. Zv. Drejtorit rajonal për Operativ – DRP Ferizaj (10 mars 2008), Zv. Drejtor Rajonal për Operativ –DRP Ferizaj (22 tetor 2009), U.D. Drejtorit Rajonal – DRP Ferizaj (1 shkurt 2010),  U.D. Drejtorit Rajonal  – DRP Prishtinë (18 tetor 2011), Drejtor Rajonal  – DRP Prishtinë (26 qershor 2012), më 15 mars 2013 promovohet në gradën e N/Kolonelit dhe më 15 prill 2013 emërohet Drejtor i Departamentit për Operacione DPP Prishtinë, pozitë të cilën e kishte deri para pak ditësh.

Qalaj po ashtu kreu edhe disa trajnime si  vija e parë e menaxhimit – Akademia Policore Vushtrri; kursi për të drejtat e njeriut – Akademia Policore ne Vushtrri; kursi i menaxhmentit te mesëm – Akademia Policore ne Vushtrri; kursi për çështjet e reja të sigurisë 2006 , Geneva center for security and Policy nga 19 prill 2006 – 5 korrik 2006.

Tutje ajo kreu programin e studimit të gjuhëve për çështjet e sigurisë  nga 16 prill deri më 11 maj  në Qendrën Marshall në Gjermani, pastaj programin për terrorizmin dhe studimet e sigurisë nga 12 shkurt – 19 Mars 2010 Qendrën Marshall në Gjermani; kursin mbi sigurinë , stabilitetin , tranzicionin dhe rindërtimin nga 21 qershor – 8 korrik 2011 Qendrën Marshall në Gjermani; trajnimin mbi çështjet e hetimit në Vjenë – Austri; shkollën ndërkombëtare e stafit Policor dhe komandës Policore – Universiteti Northwestern Qendra për siguri publike 10 shtator – 30 nëntor 2012.

Qalaj gjithashtu kreu modulin e avancuar i shkollës për integrime evropiane, 22 shkurt –  26 Maj , 2013; kursin mbi menaxhimin e mbrojtjes në kontekstin më të gjerë të sigurisë – Akademia e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar dhe Universiteti i Cranfieldit nga 16 Marsi – 01 maj 2015; programin e Lidershipit strategjik Akademia e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar dhe Universiteti i  Cranfieldit Nëntor 2015; kursin mbi ndërtimin e bazave të integritetit ,Akademia e mbrojtjes e mbretërisë së bashkuar dhe Transparency International për mbrojtje dhe siguri , 29 shkurt  – 4 mars 2016; menaxhmentin e udhëhequr nga integriteti , ICITAP –17-18  Mars 2016 si dhe trajnimin në sigurimin e aktiviteteve dhe samiteve  ndërkombëtare  , Akademia Policore Turke Nëntor 2017. /Indeksonline/