75 Mall Live Search
13:05 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Kjo është cilësia e ajrit për çdo orë (Tabela)

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë ka publikuar rezultatet e regjistruara të cilësisë së ajrit nga ora 00:00 deri në ora 12:00 të ditës së sotme.

Nga këto rezultat sipas matjet nga stacioni i IHMK-së, shihet se grimcat PM2.5 në ora 00:00 të natës kanë qenë 206.22 ndërsa ky numër vazhdimisht ka rënë deri në ora 08:00 të mengjesit, ku ka qenë 51.55, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, në ora 9 kjo vlerë është rritur në 155.47 Om 2.5. Kurse, sa i përket grimcave PM10, vlera me e lartë e tyre është regjistruar në ora 9 të mengjesit, ku ka qenë 256.82 pm, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, në ora 12:00 të ditës ku edhe qarkullimi i veturave është ndaluar nga Policia dhe inspektoriati i komunës së Prishtinës, kjo vlerë ka rënë në 82.2pm.

Shih tabelën: