09:37 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Prishtina më mirë më ajër, ky qytet kosovar merr primatin për ajër të dobët

Pas dy ditë të cilësisë aspak të mirë të ajrit, që nga dje, ka filluar të bie niveli i ndotjes.

Siç shihet në këtë tabelë, niveli i ndotjes në qendër të Prishtinës nuk i kalon normat e lejuara të grimcave pm.

Për dallim nga Prishtina, nivel më të lartë të ndotjes është në stacionin e vendosur tek IHMK dhe Obiliq, transmeton Indeksonline.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë apel që edhe Komunat të angazhohen në mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit në përgjithësi.

Aktualisht, gjendja e cilësisë së ajrit është e mirë.

Sipas matjeve të Ambasadës Amerikane, cilësia e ajrit është e mirë, përkatësisht niveli i grimave në nivelin e lejuar (38pmm)./Indeksonline/