75 Mall Live Search
23:26 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Kjo është cilësia e ajrit sonte në Prishtinë (Foto)

 Si mbrëmë, edhe sonte banorët e Prishtinës po thithin ajër të pashëndetshëm. Të dhënat nga matësi i ndotjes së ajrit së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Prishtinë në orën 22:00 tregojnë shkallën e ndotjes në 193, e që cilësohet ajër i pashëndetshëm.

Gjatë ditës, respektivisht në orën 16:00 ajri ishte në parametra normal,  me shkallë të ndotjes prej 97. Ditën e nesërme në mesditë qytetarët do të protestojnë kundër ndotjes së ajrit.

Kurse, për të parandaluar ndotjen e ajrit, nga nesër qysh në ora 6:00 të mëngjesit deri në 22:00 të mbrëmjes, asnjë veturë nuk do të lejohet të hyjë në Prishtinë.

 

 

Temat: