21:33 / E Enjte, 01 Tetor 2020

“Kjo është çmenduri”, Bebe Rexha arrin suksesin e radhës

Sukseset e këngëtareve shqiptare në botë po shtohen çdo ditë e më shumë.

Një nga artistet më të njohura dhe më të suksesshme është edhe Bebe Rexha që tashmë numëron hite të shumta.

“Meant to Be” është kënga që i solli më së shumti famë 31 vjeçares, e që vazhdon të dëgjohet akoma.

Së fundi kënga  “Meant to Be” është shitur në 10 milionë kopje në gjithë botë, e që Bebe  nuk mund të ishte më e lumtur.

Këngëtarja ka postuar një fotografi teksa njoftoi lajmin për adhuruesit në rrjetet sociale, duke falënderuar fansat dhe adhuruesit e saj.

“Kjo është çmenduri. Faleminderit shumë”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë, kujtojmë që së fundi Bebe bëri publike lidhjen e saj me regjisorin, Keyan Safyari./Indeksonline/