13:18 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kjo është deklarata e plotë e Sokolit në dorëheqjen nga pozita e trajnerit të Prishtinës

Krejt papritur, Bylbyl Sokoli dha dorëheqje nga roli i trajnerit të klubit të Prishtinës, e që sipas tij, arsyeja kryesore janë shkaqet shëndetësore.

Kjo është deklarata e plotë e tij:

“Siç e kam informuar kryesinë, ashtu Ju kam ftuar të iu informoj edhe Juve (medieve), unë do të tërhiqem për shkaqe shëndetësore. Ndërsa, duke e parë të arsyeshme që Prishtina është në luftë për titull, nuk duhet të mungosh në stërvitje, por duhet të mobilizohet klubi dhe të angazhoj dikë tjetër. Kjo është arsyeja kryesore dhe nuk ka arsye tjetër pse unë më nuk do të jem te Prishtina”.

“E potencoj se vendimi im është vetëm shëndetësor dhe asnjë presion apo diçka tjetër nuk ka pas të bëjë me vendimin tim”.

“Duhet të falënderoj kryesinë që më kanë mbështet, e që megjithatë ka qenë kohë e shkurtë, por që kemi hartuar plane për më gjatë, por që fatkeqësisht për shkaqe shëndetësore nuk arritëm t’i përmbushim. Duhet të falënderoj edhe futbollistët që më të vërtet kanë qenë në nivel dhe të gjithë bashkëpunëtorë e mi”.

“Prishtina ka cilësi dhe ka potencial të madh dhe ka arsye të besohet në qëllimin drejt suksesit ku mëton dhe Prishtina nuk guxon të jetë pa kryetrajner për asnjë moment”.

“Nuk e shoh problematike mungesën time para ndeshjes me Gjilanin, unë jam në shërbim të çdo kujt që afrohet në këtë rol e që besoj është njeriu që e njeh më së miri ekipin, klubin dhe ka bagazh të madh ndërkombëtar si futbollist”, ka thënë Bylbyl Sokoli në konferencën e sotme të jashtëzakonshme .

“Unë nuk do të marr klub tjetër dhe shkëputja e kontratës me Prishtinës është punë e kryer dhe do të arrihet pa asnjë problem” – ishin fjalët e ish-trajnerit të Prishtinës.