75 Mall Live Search
14:05 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kjo është domethënia e obeliskut të ri të NEWBORN-it

Edhe në përvjetorin e dhjetë të Pavarësisë , si në çdo përvjetor tjetër të festës , Obelisku NEWBORN është shfaqur me pamje te re me ngjyra ari dhe argjend dhe numri 1 e ka zëvendësuar shkronjën B.

Autori i Obeliskut Fisnik Ismaili tha se për dallim nga vitet tjera që kanë qenë më të zymta , këtë vit ngjyrat e arit dhe argjendit në këtë Obelisk  janë festive.

Sipas Ismailit numri 1 ka zëvendësuar shkronjën B për të simbolizuar 10 vjetorin  e Pavarësisë.

“Për dallim nga vitet tjera që ja qenë pak ma i zymtë dhe i ka pas do mesazhe pak ma të rënda sivjet është ma festiv ngjyrat janë ari dhe argjend dhe në vend të shkronjës B e kemi vendosë një numër 1 për me simbolizu 10 vjetorin edhe thjesht nuk është ndonjë porosi ma politike ma e veçantë si viteve tjera , është një porosi që simbolizon dhjetëshen  edhe një dekadë të pavarësisë.

Muhamed Beqiri, pensionist ,  ka dhënë një mesazh për të rinjtë e Kosovës që flamurin e  shtetit ta respektojnë, ta  duan ashtu sikur flamurin kombëtar, që mos ta injorojnë dhe ta shajnë.

“Kisha dhënë një mesazh të rinjve që edhe të respektojnë këtë flamur që nuk është i respektuar sa duhet, i joni është , i mirë i keq i yni është dhe duhet ta dojmë njësoj sikur flamurin kombëtar , kështu që mos ta injorojmë, mos ta shajmë , mos ta përdhunojmë”, tha Beqiri

Gazetari i njohur nga qyteti i Kukësit, , Besim Cengu, i cili ka ardhur për ta festuar 10 vjetorin e Pavarësisë  ka thënë se 17 shkurti shënohet si një prej ditëve më të shënuara të jetës së shqiptarëve  në pikëpamjen kolektive ,jo vetëm në shqiptari,  por në gjithë hapësirat  Ballkanit ku ka shqiptarë.

“17 Shkurti shënohet si një prej ditëve më të shënuara të jetës së shqiptarëve në pikpamjen kolektive , jo vetëm  në territoret ku jemi por në të gjitha hapësirat ballkanike ku jemi,  17 shkurti plotësoi  pjesën  e dytë të pavarësisë së shqiptarëve ”, tha Cengu.

Sipas qytetarëve kjo ditë është festë që duhet të nderohet dhe festohet edhe më shumë, jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët.