11:53 / E Enjte, 09 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kjo është femra më e votuar si asambliste në Kosovë

Komisioni Qendror i zgjedhjeve dje ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve komunale të 22 tetorit.

Pas publikimit të këtyre rezultateve del se në Kosovë femra më e votuar për asamblistë në Kosovë është, Antigona Kqiku, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për asamblistë në Gjilan, shkruan Indeksonline.

Sipas rezultateve, Kqiku ka marrë gjithsej 869 vota, duke fituar kështu edhe ulëse në Kuvendin e Gjilanit./Indeksonline/