12:00 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Kjo është finalja e madhe për titull në futsall

Tashmë dihet finalja e madhe e elitës së Kosovës në futsall për edicionin 2018/19.

Liburni i Gjakovës dhe Prishtina do të diskutojnë titullin kampion.

Kuqezinjtë siguruan finalen pasi mposhtën Malishevën edhe në ndeshjen e dytë me rezultat të thellë, 7:3.

Golat i realizuan Alaj (2), Dobroshi (2), Qerimi, Selmanaj dhe Mejzini.

Finalen e ka siguruar edhe Prishtina, që mundi Besën në Pejë edhe në gjysmëfinalen e dytë.

Prishtinasit fituan me rezultatin 5:3, derisa edhe sfidën e parë e kishin fituar 3:2.

Finalja e parë zhvillohet fundjavën e ardhshme në “Shani Nushi” në Gjakovë.