14:23 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kjo është fjala më e bezdisshme në gjuhën angleze

Gjuha angleze është njëra ndër më të folurat në mbarë botën dhe nëse e dini atë, nuk do të mbesni keq asnjëherë.

Megjithatë, kjo gjuhë e lakmuar ka një fjalë, e cila nuk pëlqehet nga të tjerët, madje e urrejnë, transmeton Indeksonline.

Për nëntë vite rresht, në një sondazh të bërë, fjala ‘çfarëdo’ është votuar si fjala më e bezdisshme në gjuhën angleze.

Në sondazhin e bërë nga viti 2008 deri më 2017, doli se njerëzit çdo herë e më pak e përdornin këtë fjalë, dhe madje mundoheshin që ta shmangnin fare.

Pas kësaj fjale, më të bezdisshme janë renditur “lajme të rreme”, “fjalë për fjalë”, “ti e din çka dua të them”, “asnjë vepër penale”, etj. /Indeksonline/