17:36 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Kjo është gjendja alarmuese e ajrit në Prishtinë (Foto/Video)

Niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë dhe rrethinë edhe sot vazhdon të jetë nën masën e lejuar dhe po përbënë rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Sipas vlerës së indeksit të cilësisë së ajrit, të cilën e ofron Ambasada Amerikane në Kosovë, sot në orën 16:00 ajri është klasifikuar në kategorinë e parafundit, apo kategorinë e cila konsiderohet si ajër shumë i pashëndetshëm, shkruan Indeksonline.

Kur ajri është në këtë kategori, të gjithë duhet të kenë kujdes dhe të limitojnë shumë daljen jashtë shtëpisë, sidomos fëmijët.

Ndërsa personat të cilët ka probleme me astmën duhet të evitojnë daljen jashtë shtëpisë.

Ky ajër i ndotur vërehet edhe në disa fotografi të Indeksonline.

Në lidhje me cilësinë e ajrit ka pasur reagime të shumta sot gjatë ditës.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar duke thënë se lagjja më e ndotur e kësaj komune është ajo e Arbërisë.

Ndërsa, ai ka treguar edhe disa nga politikat që mund të ndikojnë më përmirësimin e cilësisë së ajrit. Ai gjithashtu ka shkruar edhe disa nga politikat në të cilat ata nuk mund të ndikojnë.

“Në aspektin afatmesëm kemi disa projekte që do ta përmirësojnë gjendjen. 1.zgjerimi i Ngrohjes qendrore – pervec fazes se tanishme ku me financimin e qeverise gjermane dhe Komisionit Evropian do te kyçen edhe mbi 5 mijë njesi banesore, në takim me qeverinë kemi kërkuar dyfishimin e kapaciteteve në KeK (kosto rreth 25 milion euro) që brenda 5-7 viteve do të zvogëlonte dukshëm ngrohjen alternative; Reforma e Transportit Publik; Ngritja e vazhdueshme e hapësirave gjelbëruese. Në takim me minstren Reshitaj kemi diskutuar edhe hapat afatshkurtër e ku ne si komunë pasi të marrim të dhënat zyrtare nga Ministria do të mund të mbyllnim rrugë të kryeqytetit për qarkullim (pervec transportit publik) në orare të caktuara. Edhe pse, për shkak të pozitës së Prishtinës, ndotja më e madhe është në mbrëmje kur nuk ka qarkullim të veturave”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./Indeksonline/