09:42 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

Kjo është gjendja e pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive, të prekur me koronavirus

55 pacientë janë të hospitalizuar gjithsej në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Nga ky numër, 47 janë gjithsej pacientë të prekur me COVID-19. Dy raste janë në pritje të rezultateve, kurse 6 raste pas testimit kanë rezultuar negative.

“Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është me si vijon:

40 raste janë në gjendje stabile

5 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

2 raste janë në mjekimin intensiv, në gjendje të rëndë dhe në ventilim mekanik dy pacientë”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot edhe për dy pacientë të cilët vdiqën si pasojë e COVID-19./Indeksonline/