16:05 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kjo është gjendja e Ramës pas aksidentit me pesë të plagosur

Kryeministri Rama është parë për herë të parë në krah të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj fill pas aksidentit me pesë të plagosur në hyrje të Korçës.

Ai është nderuar nga Toga e Nderit e Gardës së Republikës sëbashku me Haradinajn, ndërsa më pas kanë shkuar të dy në drejtim të vendit ku do të mbahet mbledhja e te dyja qeverive.

Rama duket i qetë në krah të Haradinajt dhe deri më tani nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me aksidentin. /albeu.com/