14:00 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kjo është gjendja e rrugës Doganaj-Shtërpcë

Rruga kryesore që lidh fshatin Doganaj me Shtërpcën, nuk është aspak në gjendje të mirë.

Sipas lexuesve të Indeksonline, dëmtimi i kësaj rruge është bërë si pasojë e transportit të gjithë materialeve për autostradën Ferizaj-Kaçanik, nga transportuesit e Bechtel-Enka.

Poashtu sipas të njëjtëve thuhet se gropat në këtë pjesë kanë thellësi 30 deri në 50 centimetra./Indeksonline/